Pas anulimit të pritjes së Presidentit të Republikës me ambasadorët shqiptarë dhe të ngarkuarit me punë në vendet e huaja, ka ardhur dhe një reagim i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.
Në një status në “Facebook”, ai e quan Presidentin frikacak të reformës në drejtësi dhe sqaron se pretendimet e tij për thyerje të ceremonialit janë të pabaza.
“Habitem se si një President që ka mesatarisht 2-3 këshilltarë për çdo çështje (përfshirë ato protokollare), nuk sqaron opinionin publik për veprimin e tij të paprecedentë në shkelje të ceremonialit të shtetit dhe praktikës së konsoliduar diplomatike shumëvjeçare, por preferon të keqpërdor tellallët e vend strehimeve politike”, shkruan Bushati.


