Një aksident i frikshëm i ngjashëm me ato të filmave aksion është regjistruar sot në qytetin e Vlorës.

Një automjet tip “Volksvagen” u përplas me dy të tjera që ishin të parkuara.

Sipas policisë së Vlorës, nuk ka asnjë person të lënduar. Madje as drejtuesi i automjetit nuk ka pësuar dëmtime, i cili fill pas përplasjes, siç shihet dhe në videon më poshtë, del nga makina shëndoshë e mirë.

Kamerat e sigurisë së një biznesi në vendngjarje kanë fiksuar momentin e aksidentit të frikshëm, teksa vërehet dhe një kalimtar që kalon vetëm 5 sekonda para se të shënohej aksidenti.