Gjurmët e fundit të shinave të trenit kanë nisur të shkulen gjatë këtij mujai në portin e Durrësit.

Shinat e trenave të mallrave që përshkonin kalatat e portit të Durrësit fillimisht u hoqën 5 vjet më parë me rikonstruksionin e terminalit të trageteve.

Kjo bëri që trenat e mallrave të stopoheshin vetëm në kalatën 10 të përpunimit të mallrave rifuxho.

Gjurmët e shinave kanë mbetur në kalatat 6, 7 dhe 8, por tanimë edhe prej këtej po shkulen, sikur të mos kishin ekzistuar kurrë.

Me ndërgjegje të plotë e në dritë të diellit, qeveria shqiptare i ka dhënë dërmën e fundit transportit hekurudhor duke e çuar në pikën e vdekjes. Pavarësisht se transporti hekurudhor ka kosto shumë më të ulët se ai rrugor,

Ky transport gjendet në pikën e vdekjes tashmë.