Një modele pakistaneze 26 vjeçe, u vra mizorisht nga vetë i vëllai, pasi postoi fotografi bashkë me një klerik mysliman.

Shumë konservatorë në Pakistan ishin të shokuar nga fotografitë ku shihej modelja Qandeel Baloch dhe kleriku mysliman, Myfti Qavi, duke pirë lëngje dhe duke thithur duhan, ndërsa ishte muaji i shenjtë i Ramazanit, kur myslimanët e devotshëm përmbahen nga ushqimi dhe pija gjatë ditës nga agimi deri në muzg.

Ngjarja shokuese, sipas policisë, ka ndodhur për shkak të cenimit të “nderit” lidhur me fotografitë.

Kleriku e ka hedhur poshtë çfarëdo keqkuptimi dhe tha se ishte takuar me modelen për të diskutuar për Islamin.

Qindra femra në Pakistan vriten çdo vit nga të afërmit e tyre, të cilët i akuzojnë ato për shkelje të normave konservatore shoqërore ose fetare.