Sherret mes vajzave të reja kohët e fundit sa vijnë e shtohen. Në rrugë, lokal, apo në çdo lloj ambienti tjetër publik, kemi parë shpesh të njëjtën skenë, të gjitha kapen për flokësh.

I radhës nuk bëhet me dije se ku ka ndodhur, por nuk ka qenë edhe aq i lehtë.

Në videon e publikuar nga “Jeta osh qef”, shfaqen dy vajza që kanë filluar të zihen në ambientet e një lokali.

Në ato momente një djalë tenton t'i ndajë, por, edhe atë e hedhin në tokë.

Ai del jashtë lokalit me idenë që kaq ishte, por pas një bisede të shkurtër mes tyre, njëra nga vajzat zihet me një tjetër.

Gjatë atij sherri, ku nuk kanë munguar edhe shqelmat, në lokal nuk ka pasur njerëz, por vetëm punonjësit.

Ndërsa personi qe ka dërguar videon u bën thirrje djemve që në raste të tilla të mos ndërhyjnë për të shuar sherrin, sepse mund të jenë ata që do e pësojnë.