Çfarë nuk kemi parë të ndodhin në rrugët e Shqipërisë, por kjo video që mund të shikoni më poshtë është me të vërtetë jashtë çdo imagjinate. Si mundet vallë që një drejtues automjeti të ecë në kundravajtje me makinat e tjera në autostradë?
Pamjet janë filmuar në autostradën Tiranë-Durrës. Një veprim i tillë është i rrezikshëm jo vetëm për drejtuesin e automjetit por edhe për gjithë makinat e tjera, pasi shumë lehtësisht mund të shkaktohen aksidente.
"Pershendetje Jeta Osh Qef. Mundohet robi te respektoje rregullat, te mos ece shpejt, te respektoje veten e vete e mbi te gjitha lirine e tjetrit, por te del nje si ky pastaj, e te merr ne qafe ty e qindra te tjere… Ne autostraden Durres-Tirane, sapo kalon Autostopin.. Isha me familjen ne makine.. Zoti deshi qe ai te ishte jo ne shpejtesi (pavaresisht kundravajtje) dhe une te isha i vemendshem, pasi kushedi se me cfare lajmi do ishim paraqitur tek webi juaj tani…" raporton qytetari pranë redaksisë së Jetaoshqef.al.
Vetëm një ditë më parë DurrësLajm raportoi mbi një aksident të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, i shkaktuar nga një mjet që po ecte kundravajtje.





