40 vjeçari Iljaz Marqeshi, banues në Durrës është vënë në pranga mbrëmjen e së premtes.
Ai është ndaluar në lagjen nr.4 të qytetit nga efektivët e policisë rrugore në gjendje të dehur.
Marqeshi ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip Benz, me targa AA 675 GJ, kur është ndaluar për kontroll nga postblloku i policisë rrugore.
40-vjeçari ka rezultuar në gjendje të dehur e për këtë arsye është shoqëruar për në komisariatin e policisë.





