Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë prangosur një një ditë më parë Sabrina Kapllanin, nga Shijaku.

63 vjeçarja ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 10 ditë burg, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar në Nenin 199/a të Kodit Penal.