Kryeministri Edi Rama, teksa e ka quajtur një natë të vështirë atë që kalo Turqia, u shpreh sot i lumtur për dështimin e tentativës për grusht shteti dhe rimarrjen e kontrollit nga autoritetet në vend.
“I lumtur per popullin vella te Turqise dhe mikun e çmuar Presidentin Erdogan per daljen me sukses te plote nga nje nate tejet e veshtire!”-shkruan Rama.
Reagimi i Partisë Demokratike
Partia Demokratike e Shqipërisë në deklaratën e saj lidhur me zhvillimet e fundit në Turqi, shprehet në mbështetje të plotë të autoriteteve, demokracise dhe shtetit ligjor.
Deklarata
“Partia Demokratike ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e orëve të fundit në Turqi.
PD shpreh mbështetjen për autoritetet e zgjedhura demokratike ne Turqi, demokracinë dhe shtetin ligjor.
Ruajtja e rendit kushtetues dhe rikthimi i paqes dhe sigurisë publike jane në interes të të gjithë qytetarëve të Turqisë dhe miqve e partnerëve të saj,”- thuhet në deklaratë.





