Amerikania Kristen Crouch i shpëtoi dy masakrave brenda një jave. Ajo ndodhej në Dallas pak ditë më parë, kur një person vrau me snajper 5 policë dhe mbrëmjen e djeshme ishte në Nicë, për të marrë pjesë në dasmën e mikut të saj.

“Nuk duhet të jetojmë në një botë të tillë.”- është shprehur Kristen Crouch për CNN.

Gjatë sulmit në “Promenade des Anglais” në Nicë, vajza amerikane arriti të futej në një apartament, duke shpëtuar nga kamioni që shkaktoi një masakër të vërtetë.

“Është shumë e trishtueshme të shkruash në Facebook se shpëtove, dy herë brenda një jave. Dëgjova dy goditje të forta, mendova se ishin fishekzjarre, kur papritur pashë njerëz që po vraponin drejt meje duke bërtitur. më pas arrita në hotel dhe u mbylla këtu. Jemi të gjithë të shokuar. Falenderojmë Zotin që jemi mirë.”– deklaroi Kristen.