Në Turqi po ndodh një grusht shteti, ku ushtria pretendon se ka marrë kontrollin e qeverisë. Nga ana tjetër, Kryeministri turk ka bërë thirrje për përgjigje me të njëjtën monedhë nga ana e forcave të sigurisë.
Përpjekja për grusht shteti në Turqi përfshin një pjesë të konsiderueshme të ushtrisë dhe “jo vetëm disa kolonelë”. Kështu tha një burim i Bashkimit Evropian që po monitoron ngjarjet në vendin kandidat për në BE, raporton “Reuters”.


