Igli Tare akuzohet për dëshmi të rreme.Gjykata e Romës ka vendosur që legjenda e Shqipërisë të gjykohet në datën 17 tetor, pasi akuzohet se ka depozituar deklaratë të rreme në zyrën e punës në Romë për Mauro Zarate, me pretendimin se mes marsit dhe qershorit të vitit 2013 nuk ka qëndruar në selinë e Lazios në Formello.

Kështu, për këtë arsye klubi i ka mbajtur atij 3 muaj nga paga në shifrën totale prej 900 mijë eurosh.

Por Zarate ka arritur të sigurojë provat që tregojnë se ai në atë periudhë ka udhëtuar rregullisht në Formello për stërvitje.

Së bashku me Taren në gjyq do të dalë edhe sekretari i përgjithshëm i klubit, Armando Calveri. Ata pritet të dënohen me burg, ose me një gjobë të majme.