As një masakër e niveleve të tilla, nuk e ndal dot sjelljen në jetë të një fëmije. Gjatë kohës që i fshihej kamionit të tmerrit, një grua ka arritur të lindë fëmijën e saj në mes të masakrës.
Sipas “Le Figaro”, kanë qenë ndjenjat e ankthit dhe frikës ato që kanë shkaktuar kontrakimet e para tek gruaja, e cila ishte në muajin e nëntë të shtatëzanisë. Ajo po qëndronte e fshehur bashkë me bashkëshortin dhe 1500 njerëz të tjerë, në një restorant në Lungomare në Nicë. Ishin pikërisht stafi i restorantit dhe një mjek që që ndodhej aty rastësisht, ata që sollën në jetë më sukses fëmijën. Pasi e zhvendosën në kuzhinë, gruaja, falë suportit të të gjithëve, arriti ta kalonte me sukses këtë vështirësi.
“Pavarësisht gjendjes në të cilën ndodheshim, të gjthë u përlotëm kur pamë foshnjën.”– tha për mediat pronari i lokalit.





