Një pensioniste në zi nga SHBA, e gjeti dashurinë pikërisht në funeralin e të birit.

Almeda Errell u njoh me personin me të cilin u martua, në funeralin e djalit.

71-vjeçarja u martua me Gary Hardwick, 17 vjeç në atë kohë, vetëm tre javë pasi ishin takuar për herë të parë.

Hardwick, tashmë 18 vjeç, njihet për pasionin e tij për femrat e moshuara.

Ai kishte dalë me një 77-vjeçare para se të njihte “dashurinë e jetës”.

Tashmë ata jetojnë me një prej nipave të Errell, që është tre vjet më i madh se bashkëshorti i saj.

“Nuk po kërkoja për një mashkull më të ri, por ja ku doli Gary. E dija menjëherë se ishte i duhuri,”tha ajo.

Nëna e katër fëmijëve ishte në funeralin e djalit të saj, Robertit 45-vjeçar, kur u njohën.

“Kam kaluar 43 vite e martuar me bashkëshortin tim të parë, Donald”.

“Por u ndjeva e vetmuar kur ai vdiq në vitin 2013”.

Kurse adoleshenti thotë se kishte rënë në depresion pasi iu prish lidhja me 77-vjeçaren.

Pas kësaj, një komshie e ftoi për të marrë pjesë në funeralin e Robert.

Aty u njohën dhe Gary thotë: “Ajo kishte sytë blu më të bukur që kam parë ndonjëherë”.

“Dolëm për herë të parë dhe kuptuam se kishim shumë gjëra të përbashkëta”.

Kurse Almeda shton: “Ai më bën të ndjehem adoleshente sërish”.