Ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes i riu shqiptar që u plagos me thikë mbrëmjen e së dielës nga disa gangsterë amerikano-latinë në Milano të Italisë.
Sipas Corriere Della Sera, 18 vjeçari Albert Dreni, nga Durrësi jetonte në Itali me të motrën dhe xhaxhain.
“Gangsterët” kishin shkaktuar një sherr të madh në një diskotekë në zonën e Castelbarco, Milano.
Pasi i nxorrën nga godina, ata i hipën tramvajit dhe aty goditën me thikë djalin shqiptar.
Policia arrestoi për krimin Antonio Omar Velasquez, dhe Arturo Mauricio Sanchez Soriano i njohur si “Peludo”, 20 dhe 21 vjeç (ne foton poshte).
Në profilin e të riut durrsak në Facebook, miqtë e tij gjatë këtyre ditëve kanë shprehur dashurinë e tyre për 18 vjeçarin shqiptar duke uruar që ai ta fitonte betejën me jetën. Por fatkeqësisht Alberti nuk ia doli dot.





