Ndryshe nga sa është njoftuar në medie të Tiranës për portet e Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit, në atë të Durrësit tarifat e shërbimeve portuale janë ulur. Në Fletoren Zyrtare, numër 120, datë 28 qershor 2016, faqe 8374-8375është botuar Udhëzimi i përbashkët nr. 3078, datë 14.6.2016 për ndryshimin e udhëzimit të përbashkët nr. 1568/3, datë 14.4.2015, “Për përcaktimin e tarifave të shërbimeve portuale në Autoritetin Portual Durrës për vitin 2015” (shih: http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2016/PDF-2016/120-2016.pdf). Ndryshimet e tarifave përfshijnë anijet tregtare, ato turistike dhe tragetet, shërbime përpunimi, etj.

Dokumenti

Udhëzim i përbashkët nr. 3078, datë 14.6.2016 për ndryshimin e udhëzimit të përbashkët nr. 1568/3, datë 14.4.2015, “Për përcaktimin e tarifave të shërbimeve portuale në Autoritetin Portual Durrës për vitin 2015”

Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës, nenit 84, të ligjit nr. 9251, datë 8.7.2004, “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Këshillit Drejtues të Autoritetit Portual Durrës, miratuar me vendimin nr. 1, datë 22.1.2016, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës dhe ministri i Financave udhëzojnë:

1. Ndryshimin e udhëzimit të përbashkët nr. 1568/3, datë 14.4.2015, “Për përcaktimin e tarifave të shërbimeve portuale në Autoritetin Portual Durrës për vitin 2015”, si më poshtë:

i) Në kapitullin 1, “Tarifat e pagueshme nga pronari apo agjenti i anijes”, pika 1, “Tarifat e portit dhe kanalit”, te pika 5.1, “Përjashtime” shtohet germa:

“f) Anijet turistike: kroçera, jahte, veliera etj. të kësaj natyre”.

ii) Në kapitullin 1, “Tarifat e pagueshme nga pronari apo agjenti i anijes”, pika 1, “Tarifat e portit dhe kanalit”, pika 1.1.1, “Tarifat e portit dhe kanalit për anije për prekje”, bëhet:

“a) Për tragete deri në 13.000 GT( T1) €/GT 0.15

Për tragete mbi 13.000 GT për çdo GT mbi 13.000 GT ( T2) €/G T 0.01

b) Tarifë për çdo prekje trageti, mbi 20 prekje në muaj, për çdo kompani, për 1 (një) linjë operimi                                                  20% zbritje

Përjashtohen nga aplikimi i kësaj tarife “b” periudha e pikut: 15 korrik–15 shtator dhe 15 dhjetor-15janar.

Për efekt të aplikimit të pikës “b”, “muaj” do të konsiderohet periudha nga data 15 e muajit deri 15 të muajit pasardhës.

c) Për anije të tjera përfshirë dhe anije Ro/ €/GT 0.23.”.

iii) Në kapitullin 1, “Tarifat e pagueshme nga pronari apo agjenti i anijes”, pika 1.2, “Tarifat e akostimit”, pika 1.2.2, “Tarifat e kalatës / vend-akostimit”, pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Për anije, që qëndrojnë në port €/metër linear 1.27.”.

pas veprimeve tregtare në ditë ose pjesë të saj

iv) Në kapitullin 2, “Tarifat e përpunimit të pagueshme nga pronari apo agjenti i anijes apo mallit”, pika 2.7, “Tarifa për përpunimin e mallrave gjenerale”, pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. (Shumë të rënda) Ngarkesa të rënda dhe me përmasa të mëdha (makineri, pajisje etj., të cilat nuk përfshihen në këtë libër tarifash.) mbi 5000 kg/njësi lekë/tonë 2.100.”.

v) Në kapitullin 2, “Tarifat e përpunimit të pagueshme nga pronari apo agjenti i anijes apo mallit”, pika 2.11, “Tarifat e përpunimit të automjeteve dhe makinave (mallra Ro/Ro), pika 3, “Shërbime për ngarkimin ose shkarkimin e mjeteve apo ngarkesave”, germat “c” dhe “d” ndryshohen si më poshtë:

“c) Pagesa e një tarife sigurie për makinat, furgonët (deri, përfshirë 3.5 tonë) në të dyja mënyrat, p.sh. ngarkim ose shkarkim     euro/njësi 1

d) Pagesa e një tarife sigurie për kamionët / trailerët (mbi 3.5 tonë) të dyja mënyrat p.sh. ngarkimin ose shkarkimin                      euro/njësi 2.”.

2. Institucioni përgjegjës për vjeljen e tarifave është Autoriteti Portual Durrës ose subjekte të autorizuara prej tij.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, Ministri i Financave Arben Ahmetaj

/portali DurresLajm/