Policia e Durrësit ka bërë të mundur gjetjen e shtetasit Maksim Tarja, për të cilin familjarët kishin denoncuar se kishte humbur. 65- vjeçari, banues në Tiranë, iu dorëzua familjarëve nga autoritetet.

Tarja kishte ardhur me familjen për të kaluar pushimet në Durrës dhe më datë 14.07.2016, rreth mesditës ishte larguar nga banesa.

Policia me të marrë njoftimin angazhoi të gjithë efektivat duke mundësuar gjetjen e tij brenda 24 orëve.

Nga deklarimet e familjarëve ka rezultuar se Tarja vuan nga skleroza prej disa vitesh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.