E verdhë kanarinë si ajo e Roksanda dhe Kate Middleton, apo pastel si bukuroshja Amal Clooney? E rëndësishme është që të jetë e verdhë. Solare dhe energjike, është nuance e duhur për të ndricuar pamjen e kësaj stine. Nëse jeni pak të nxirë do të jetë më e lëhtë të gjeni nuancën e duhur.
Nese keni marrë ngjyrë mjaftueshëm duhet të zgjidhni nuanca më të ftohta . Nëse jeni akoma pa u nxirë do të ishtë më mirë një e verdhë shkëlqyese ose e verdhë si shafran. Shumë glamur do të ishte edhe një fustan që ka shirita të verdhë psh në një fustan të zi ose të bardhë, apo edhe në një veshjë jeans.
Shfletoni galerinë e mëposhtme për tu njohur me VIP-at që e adhurojnë të verdhën.





