Një tjetër alarm është dhënë mesditën e sotme në aeroporin e Nicës ku një natë më parë ndodhi kasaphana, ku humbën jetën 84 persona e qindra të tjerë u plagosën.
Mësohet se një pako e dyshimtë është gjetur në zonën e bagazheve dhe është vendosur që të evakuohet aeroporti.
Njerëzit që gjendeshin brenda po nxirren jashtë, ndërsa shumë prej fluturimeve janë anuluar.
Alarmi i dytë është dhënë veç pak orë pas sulmit terrorist në pedonalen e Nisës ku vdiqën 84 persona, pasi një kamion i mori përpara duke i shtypur ndërkohë që ata festonin.
Akti barbar u regjistrua të enjten vonë në bulevardin buzë detit “Promenade des Anglais”, pikërisht në momentin kur po realizohej një shfaqje me fishekzjarrë e organizuar nga bashkia me rastin e Ditës së Bastijës.
Një kamion hyri përmes turmës. Prefekti i zonës, Sebastien Humbert, tha për televizionin shtetëror francez se shoferi i kamionit u ekzekutua nga policia pas shkëmbimit të të shtënave me armë zjarri.





