Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe kreatorja Jeta Hame ka vite që janë shoqe mjaft të mira njëra me tjetrën.
Mirëpo, mbrëmë Dafina mungoi në natën me të rëndësishme të Jetës, shkruan Gazeta Express.
Jeta natën e kaluar i dha fund beqarisë, duke e kurorëzuar me martesë dashurinë me tashmë bashkëshortin e saj dhe siç duket Dafina nuk ishte prezentë.
Dafina gjatë mbrëmjes postoi disa fotografi në Snapchat, ku nuk shihej në dasmë, por shihej nën shoqërinë e personave tjerë, madje postonte fotografi nga dhuratat e fansave.
Këngëtarja Zeqiri madje as nuk ka bërë ndonjë urim për Jetën, të paktën jo në rrjetet sociale. Nuk dihet arsyeja se përse Dafina i mungoi shoqes në dasmë, por sido që të jetë, Jeta ka shkëlqyer mbrëmë.





