Një qen i gjorë e me një lëkurë tej mase të sëmurë, saqë dukej se po kthehej në gur, është shndërruar tërësisht pas përkujdesjes.
Organizata jofitimprurëse për shpëtimin e kafshëve “Save a Greek Stray” mori një thirrje për qenin e braktisur, i cili ishte lënë për të ngordhur në rrugët e Oropusit, Greqi.
Anëtarët e kësaj organizate e morën qenin, e trajtuan dhe i kthyen shëndet të plotë për vetëm katër muaj.





