Moderatorja Amarda Toska ka publikuar disa foto në rrjete sociale ku tregon se së shpejti do të nis setin e ri fotografik për të reklamuar produktet e "Avon" në Shqipëri, ku ajo është imazh.

“Krenare që jam ambasadore e bukurisë shqiptare në këto tre vite”, shkruan Ami duke iu referuar gjithashtu edhe emrave të tjerë të njohur botëror që janë imazh i "Avon" nëpër botë si Irina Shayk apo Sofia Vergara.