Është identifikuar tashmë autori i sulmit në Nicë. Ai është një 31-vjeçar me origjinë nga Tunizia dhe nënshtetësi franceze dhe banues në Nicë. Bëhet fjalë për Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili u ekzekutua nga policia franceze gjatë shkëmbimit me armë. Mediat franceze thonë se autoritetet policore po kryejnë kontrolle të banesës së tij.
Duke drejtuar një kamion 25 ton, ai përgjaku mbrëmjen e së enjtes rrugët e qytetit jugor të Francës, duke e shndërruar Ditën e Bastijes në një tragjedi të vërtetë.
Ngjarja me 84 të vrarë dhe dhjetra të tjerë të plagosur rëndë u regjistrua rreth orës 22:30. Mes viktima dhe të plagosurve ka dhe fëmijë.
Shoferi i kamionit, i njohur për policinë si kontigjent kriminal, bëhet me dije se ka thirrur ”Allahu Akbar” para se të finalizonte misionin e qartë vetëvrasës ne sheshin anglez.
Grupet pro-ISIS kanë festuar për sulmin. Franca sot ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas sulmit.
Presidenti francez, Francois Hollande ka thënë se sulmi qartë është vepër “terrorizmi”, i treti i tillë në këtë shtet brenda 18 muajsh.
“Franca është e tmerruar nga ajo që ka ndodhur, kjo gjë e shëmtuar që është bërë duke e shfrytëzuar një kamion me qëllimin e vrasjes së dhjetëra njerëzve”, ka thënë ai gjatë një fjalimi të transmetuar në televizionet franceze në orët e para të mëngjesit më 15 korrik.
Franca “do të jetë gjithmonë më e fuqishme se sa fanatikët që duan ta sulmojnë, ju premtoj”, ka thënë Hollande.
“Asgjë nuk do ta në bëj të dorëzohemi në luftën tonë kundër terrorizmit. Ne do fuqizojmë veprimet tonë në Irak dhe Siri. Ne do të vazhdojmë të sulmojnë ata që na sulmojnë në tokën tonë”, ka thënë ai duke iu referuar grupit militant, Shteti Islamik.





