Një vajzë 19 vjeçe ka shkaktuar një aksident paraditen e sotme në kryeqytet, ku përplasi me makinë një 65-vjeçar.

Aksidenti u shënua rreth orës 10:45 në zonën e njohur si “Brryli”, ku 19-vjeçarja po drejtonte mjetin tip “Smart” me targa AA 433 LE.

Sipas të dhënave, 65-vjeçari u dërgua në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa policia ndaloi drejtuesen e mjetit. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, i moshuari po kalonte rrugën te vijat e bardha dhe semafori lejonte lëvizjen e kalimtarëve.