Dhurata Prifti, nëna e cila humbi jetën ditën e mërkurë në një aksident tragjik në Tiranë, së shpejti do të shkonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kishte fituar Lotarinë Amerikane.

Ëndrra e saj mbeti në mes pasi 20-vjeçari Andrea Memollari, e përplasi për vdekje ish-qitësen, e cila shpëtoi dy fëmijët e saj.

Ky fakt është njoftuar nga gazetari Robert Rakipllari në studion e ‘Opinion’.

Vetëm pak muaj më parë, Dhurata Prifti kishte fituar medalje në qitje në garën e zhvilluar në Shqipëri.