Një grabitje me armë ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Tiranë, ku persona të armatosur gjatë grabitjes kanë plagosur drejtuesin e makinës.
Ngjarja ka ndodhur pranë hotel “Dinastia”, ku persona të paidentifikuar kanë grabitur një automjet tip “Benz ML”.
Drejtuesi i automjetit, Thanas Naumi, ka bërë rezistencë dhe për këtë arsye grabitësit e kanë qëlluar me armë zjarri në këmbë.


