Heroi i Portugalisë në finalen e Euro 2016 ka habitur me deklaratën e tij pasi ka zbuluar një pjesë të dhimbshme të jetës së tij. Ai tha se babi i tij ndodhet në burg, pasi ia ka vrarë nënën.
"Babai im ndodhet në burg që kur isha 12-vjeç. Ai akuzohet për vrasjen e gruas së tij, pra nënës sime. Babai im u dënua me 16 vjet burg në Angli dhe kam shkuar ta vizitoj sa herë që kam pasur mundësi", tha Eder.
Më pas ai foli për pjesën tjetër të familjes së tij, për të cilën tha: “Vëllai im jeton në Portugali, njëra motër studion në Wolverhampton, ndërsa tjetra jeton në Angli. Unë kam familje kudo, por jam rritur në një kolegj, gjë që më ndihmoi të zhvillohem si futbollist”.





