Maturantët e shkollës “Sukth i Ri” në Durrës rrezikojnë të humbasin universitetin, pasi shkolla nuk ka publikuar ende notat e provimit të anglishtes me zgjedhje, dhe si rezultat ata nuk mund të marrin çertifikatën e notave.
Problemi është bërë publik nga një prej maturantëve, i cili ka shkruar në “BalkanWeb”, për të kërkuar ndihmë për zgjidhjen e problemit të tyre, duke pretenduar se kanë trokitur në çdo institucion, por askush nuk u jep një përgjigje.
Letra e plotë e maturantit
Përshëndetje
Po ju shkruaj në emër të maturantëve të shkollës “Sukth i Ri” në Durrës.
Kane kaluar 3 jave qe nga perfundimi i provimeve te matures dhe ne akoma skemi marre pergjigjet ( notat) e provimit te anglishtes me zgjedhje. Nderkohe qe ministria dhe Akp thone qe neser eshte afati i fundit per te marre certifikaten e notave, te shkolla jone ska filluar akoma procesi i hedhjes se notave ne sistem pasi na mungon nota e anglishtes.
Ju lutem na ndihmoni. Hetoni per kete problem pasi rrezikojme qe me shume mundesi te penalizohemi, dhe jo per fajin tone, por per faj te paaftesise se ministrise dhe perfaqesuesve te saj.
Cfare duhet te bejme? Ku duhet te shkojme ? Ke duhet te pyesim? Cfare do te ndodhe me ne? Kur do ta marrim noten ? Jemi shume te stresuar sepse rrezikojme te humbasim unuversitetin. Kemi pyetir vazhdimisht ne shkolle, neper DAR-e, ne ministri, tek AKP, neper email-e dhe facebook te institucioneve, por askush sna kthen pergjigje.





