Sipas shkencëtarëve, fytyra më e bukur në botë është ajo e Amber Heard. Së shpejti-ish-gruaja e Johnny Depp, Heard ka dalë përmbi të gjitha gratë e tjera të famshme të Hollivudit duke përmbushur me 91.85% të proporcionet e duhura të përcaktuara nga grekët e lashtë.

Ajo ka lënë pas Kim Kardashian me 91.39%, Kate Moss me 91.06%, ndërsa legjenda e Hollivudit, Marilyn Monroe, është renditur sipas ekspertëve të kirurgjisë estetike si e 9-a grua me fytyrën më të bukur në botë. Në këtë listë është përfshirë edhe modelja Emily Ratajkowski e cila zë vendin e katërt, e ndjekur nga Kendall Jenner.

Këto matje janë realizuar me anë të një sistemi kompjuterik që përdoret për të parashikuar formën që duhet t'u jepet tipareve në Qendrën e Kozmetikës dhe Kirurgjisë Plastike të Avancuar në Londër. Me anë të tij janë vlerësuar edhe cilat janë tiparet më të përsosura të fytyrave të famshme, duke renditur këto si gratë me tiparet më të bukura të fytyrës:

Hunda më e bukur në botë: Amber Heard

Sytë më të bukur në botë: Scarlett Johansson

Buzët më të bukura në botë: Emily Ratajkowski

Vetullat më të bukura në botë: Kim Kardashian

Mjekra më e bukur: Amber Heard

Forma më e bukur e fytyrës: Rihanna

Balli më i bukur në botë: Kate Moss

Në bazë të kësaj, u krijua me kompjuter edhe fytyra më e përsosur në botë, ajo që do të përmbante të gjitha tiparet më të bukura të secilës prej tyre.