Jennifer Garner dhe Ben Affleck, kanë mbi një vit që kanë filluar procedurat e divorcit. Pas 10-vitesh martese, ata njoftuan të gjithë se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund. Por, një vit më vonë kur këto procedura duhej të kishin mbaruar, ata e kanë rimenduar ndarjen e tyre. Kështu që fillimisht ata i ngadalësuan procedurat dhe tashmë një burim i afërt thotë se do e anulojnë komplet procesin.
Ata kanë 3 fëmijë së bashku: Violet 10-vjeç, Seraphina 7-vjeç dhe Samuel 4-vjeç. Gjatë gjithë periudhës së ndarjes, çifti kanë mbajtur një marrëdhënie shumë të mirë, duke kaluar edhe pushime së bashku për hatër të fëmijëve. Jennifer është shprehur gjithmonë se ajo vazhdon të jetë e dashuruar me bashkëshortin e saj. Nga ana tjetër, Ben i cili e tradhëtoi aktoren, tregon se ai do të jenë përsëri bashkë dhe se nuk mund të jetojë dot pa të, pavarësisht se ishte shkaku fillestar i këtij divorci. Revista People tregon se çifti duket se e kanë kaluar krizën e tyre dhe se do të heqin dorë përfundimisht nga divorci.





