Policia e Durrësit, në një njoftim të saj bën të ditur se rreth mesditës është larguar nga shtëpia shtetasi Maksim Tarja, 65 vjeç, banues në Tiranë.
Tarja kishte ardhur me familjen për të kaluar pushimet në Durrës.
Ai është rreth 1.73 cm, i dobët dhe ka të veshur një palë pantallona ngjyrë gri, një bluzë gri me një shirit ngjyrë blu në pjesën e gjoksit dhe një palë shapka ngjyrë të zezë.
Nga deklarimet e familjarëve ka rezultuar se Tarja vuan nga skleroza prej disa vitesh.
Policia me të marrë njoftimin ka angazhuar të gjithë forcat dhe vazhdojnë ende kërkimet për të mundësuar gjetjen e tij.
"Gjithashtu kërkojmë edhe bashkëpunimin e qytetarëve, të cilët janë të lutur të telefonojnë në numrin 0694110217 nëse e shikoni këtë të moshuar",- thote policia ne njoftimin e saj.





