Një prej futbollistëve më të spikatur të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Elsid Hysaj, është bërë baba për herë të parë.
22-vjeçari ka pritur në jetë një djalë të cilin e ka quajtur Elis: 'Mirëseerdhe Elis', ka shkruar futbollisti në faqen e tij zyrtare të Instagram-it.
Elis ka ardhur në jetë nga marrëdhënia e Elseid Hysaj me Fiorenza Lekstakajn, ish-Miss Shqipëria 2013. Ata janë njohur në shkollë, e në qershor të 2015-ës kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre me një fejesë.





