Një vajzë 9-vjeçare është cilësuar si një ëngjëll mbrojtës. Vajza ka gjetur një foshnje të porsalindur e cila ishte braktisur nga prindërit e saj.
Elysia Laub, nga Indiana, SHBA, e pa foshnjen të shtrirë në bar së bashku me kordonin e kërthizës dhe të mbuluar me krimba, në oborrin e pasëm të shtëpisë së fqinjëve.
Falë ndihmës së vajzës, e cila telefonoi prindërit e saj dhe policinë, foshnja e porsalindur u dërgua menjëherë në spital.
Ndërkohë policia po punon për gjetjen e prindërve të saj, të cilët e kanë braktisur ndërsa ka falenderuar vajzën heroinë.
Për fat të mirë foshnja e braktisur kishte pësuar vetëm disa djegie nga dielli , por ajo nëse do të kishte qëndruar edhe pak më gjatë nuk do të mbijetonte.
Vogëshushes së mbijetuar tashmë i kanë vënë edhe pseudonimin “Mrekullia Jane Doe.





