Një sherr për shkak të ngacmimit të kamarieres i ka marrë jetën një shqiptari në Athinë. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në qendër të qytetit, afër Omonias.
Viktima është Vangjel Kremidha, i cili është pronar i një kafeneje në kryeqytetin grek. Ngjarja vdekjeprurëse erdhi pasi kamarierja e kafenesë u ankua te shqiptari se një klient e ngacmonte.
47-vjeçari bashkë me të dashurin e vajzës nga Kazakistani, kanë ndërhyrë duke larguar një emigrant nga Iraku që ishte kthyer në shqetësim për kamarieren.


