Karabinierët e Veronës kanë arrestuar një shtetas shqiptar, të cilit i gjetën gjatë kontrollit rutinë në makinë një sasi prej 1 kg kokainë.

Mësohet se droga ishte paketuar në mënyrë të tillë për t’i hedhur “pa lagur” çdo kontrolli policor.

Por fatkeqësisht, fati nuk ishte këtë herë me transportuesin shqiptar.

Policia e gjeti sasinë e lëndës narkotike brenda një torte, që fshihte jo pak 1 kg kokainë.

Torta-drogë ishte vendosur në sediljet e pasme të makinës.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije nga autoritetet italiane, po transportonte drogë me vlerë rreth 100.000 euro.