Katër shqiptarë, anëtarë të një bande që kishte grabitur disa banesa në provincën e Napolit, Kazertës e Kalabrisë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane.

Të arrestuarit janë Myslim Hoxha 27 vjeç, Përparim Pira 45 vjeç, Kledi Albert Gjelleshi 38 vjeç dhe Barjam Gjelleshi.

Banda e grabitësve vepronte kryesisht në orët 2:00 deri në 4:00 të mëngjesit duke vjedhur në banesa para cash, sende e objekte me vlerë dhe në mjaft raste, edhe makinat luksoze të pronarëve të vilave.

4 shqiptarët e arrestuar janë të akuzuar për 12 grabitje vilash të dokumentuara nga policia italiane, me dyshimin se janë autorë dhe të grabitjeve të tjera të kryera në këto territore.

Sipas hetimeve, kjo bandë vepronte sipas një strukture të organizuar mirë, me detyra e plane të caktuara, si dhe me mënyra ndarëse të objekteve të vjedhura.