Samanta Karavella dhe Elvana Gjata janë dy këngëtare shumë të pëlqyera për publikun shqiptar, të cilat e kanë prekur skenën në moshë të vogël.

Pak ditë më parë, përkatësisht  në 1 korrik, Elvana solli hitin më të ri “Njësoj”, pas një periudhe të gjatë shkëputjeje (1 vjeçare) nga skena (por jo nga koncertet), ndërsa Samanta vetëm një ditë më pas hodhi në treg në treg bashkëpunimin e saj të parë me reperin kosovar, Gent Fatali “Na e dina”.

Mesa duket hiti i Samantës është më i pëlqyeri, pasi ka marrë më shumë klikime në You Tube, se sa kënga e re e Elvanës.