Një i ri shqiptar ka aksidentuar për vdekje një grua dhe një fëmijë në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Brescia, ku nga përplasja humbën jetën 37-vjeçarja Annamaria Zippone nga Puglia dhe një vajzë 10 vjeçe, Gaia Botticchio, të cilat udhëtonin në një tjetër mjet që drejtohej nga nëna e fëmijës së vdekur.

Mësohet se në këtë makinë ishin edhe dy fëmijë të tjerë 10 dhe 7 vjeç, fëmijët e viktimës, të gjithë banorë në Sirmione.

Menjëherë pas aksidentit, të mbijetuarit u dërguan për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa shqiptari i moshës 21 vjeç, që udhëtonte nga Breshia për në Verona, u arrestua. Sipas medieve italiane, ai po drejtonte mjetin në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve.