Një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët në Vorë. Ngjarja ka ndodhur këtë mesditë, ku sipas burimeve policore makina tip “Renault”, me targa AA761JV, ka marrë flakë në rrugë. Drejtuesi i automjetit, Arben Koka, fatmirësisht ka dalë nga makina në kohë dhe nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Shkaqet e zjarrit në automjet nuk janë bërë ende të ditura. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për  zbardhjen e ngjarjes.