Dy persona të shpallur në kërkim, janë arrestuar nga specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në policinë e Durrësit.
Tahir Sava 59 vjeç dhe Fatmir Ismaili 58 vjeç, të dy banues në Sukth janë dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me 8 muaj burg për falsifikim dokumentesh.
Vendimi është apeluar edhe në Gjykatën e Apelit Durrës, por edhe kjo e fundit ka lënë në fuqi të njëjtin vendim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





