Në uebsajtin online të televizionit amerikan “Fox News”, është publikuar një artikull lidhur me çështjen gjyqësore në SHBA, për një pagesë të bërë nga shoferi i limuzinës Bilal Shehu, për fushatën e presidentit amerikan Barak Obama në vitin 2012.
Artikulli hapet me titullin: “Rasti i errët përfshin Obamën. Shoferi i limuzinës në New Jersey dërgon valë goditëse nëpër Shqipëri”, dhe jep informacion mbi çështjen e hapur së fundmi dhe citon një agjent federal që thotë se 80 mijë dollarët e paguar kanë qenë të Edi Ramës.



