Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka postuar në rrjetet sociale, një status ku mbron një person që është nën akuzë për trafikimin e lëndëve narkotike.
Rreperi i njohur që ka pasur disa herë probleme me organet e rendit, ka publikuar një faqe të gazetës ku lajmërohet arrestimi i një bande të dyshuar për kokainë.
“Vëllai im ty s’të mposht asgjë”,- shkruan Stresi bashkangjitur fotografisë, duke mbështetur mikun e tij.
Artisti nuk e ka problem këtë pjesë madje ai shpeshëherë edhe vetë ka publikuar pamje ku shihet me lëndë narkotike.





