Një operacion policor i zhvilluar nga policia kufitare italiane e provincës së Veronës dhe Venecias, ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti trafikantësh orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mediet italiane raportojnë se janë arrestuar disa persona, mes të cilëve janë shtetas italianë, shqiptarë e britanikë. Ata akuzohen për favorizim të emigracionit klandestin.

Operacioni është ende në zhvillim e sipër e gjatë orëve në vazhdim priten detaje mbi personat e arrestuar e aktivitetin e tyre të paligjshëm.