Pas garës në “American Idol”, emri i Linda Halimit u bë i njohur edhe para emrave mjaft të njohur të muzikës që e vlerësuan zërin e saj, siҫ ishte Jennifer Lopez në talent show.  Pjesëmarrja atje ishte një mundësi mjaft e mirë për këngëtaren shqiptare që shumë prej studiove muzikore ta hapnin lehtësisht derën për të. Por Linda nuk ka se si ta harrojë Shqipërinë ku në festivale të ndryshme është vlerësuar me cmime. Me sa duket nostalgjia e ka bërë të mendohet. Në profilin e saj në Facebook, Linda ka shkruar një status me atë të të cilit u kërkon mendim fansave nëse duhet të rikthehet në Shqipëri për të marrë pjesë në festival.

“Si mendoni ju, të kthehem dhe njeherë në festivalin e fundvitit me një këngë eksplozive? Thjesht mendim me zë, dhe me kë producent të bashkëpunoj? Nuk e kam idenë se kush nga producentët është më në zë tani atje momentalisht, duke qenë se nuk jam fare në rrjedha me industrinë muzikore shqipe. Ҫdo këshillë do të merret parasysh. Ju dua!” – shkruan Linda në Facebook.