Një operacion antidrogë është zhvilluar nga policia e Peshkopisë, i koduar si “Llixha”, duke vënë në pranga një shpërndarës heroine nga Durrësi.
Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Regli Truçi nga Durrësi, i cili u kap në flagrancë me 9.65 gramë heroinë.
Policia bën të ditur se në hyrje të qytetit të Peshkopisë, në vendin e quajtur “Llixha”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga policia, Truçit iu gjet e mbështjellë sasia e heroinës në një qese transparente.
Policia ushtroi kontroll ndaj të riut, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara se ai merrej me shitje të lëndëve narkotike.
22-vjeçari nga Durrësi rezulton i dënuar më parë me 6 muaj burg për vjedhje.





