Ish-presidenti i republikës serbe të vetëshpallur të Krajinës në Kroaci, Goran Haxhiç ka humbur jetën në moshën 58-vjeçare.

58-vjeçari vuante nga një tumor në tru. Ai ka humbur jetën të martën rreth orës 20:00 në Qendrën e Emergjencave në Novi Sad.

Goran Haxhiç ishte në gjykim nga Gjykata e Hagës për shfarosje të kroatëve në baza racore, fetare dhe politike, për pushkatim, vrasje, dëbim, keqtrajtim, depërtim gjatë periudhës nga viti 1991 deri në vitin 1993.

Haxhiç është arrestuar verën e 2011-s nga autoritetet serbe. Në prill të vitit 2015, ai ishte në liri të përkohshme për shkak të sëmundjes, kurse gjykimi në Hagë ishte ndërprerë për kohë të pacaktuar në prill të këtij viti.

Që nga prilli i 2015-s, Goran Haxhiç kohë ka jetuar në Novi Sad.