Një skenë apokaliptike mund të quhet pa frikë ajo që la pas përplasja e dy trenave në Puglia të Italisë paraditen e të martës.

Dëshmitë që vijnë nga qytetarët dëshmitarë në vendngjarje janë rrënqethëse. Sipas mediave italiane mësohet se një nënë është parë e përqafuar me të bijën, të dyja të pajeta në skenën e ngjarjes.

Mes të vdekurve, është edhe një djalë i ri ndërsa një vogëlush u nxor i gjallë nga hekurishet e trenave të përplasur dhe u transportua me një aumbalncë për të marrë ndihmën e parë

Mediet italiane shkruajnë se shkaku i aksidentit ende mbetet për t’u sqaruar, por thuhet se ata po ecnin në të njëjtin binar.

Trenat po udhëtonin me rreth 100 kilometra në orë dhe përplasja ka qenë shumë e fortë.

Bilanci, i cili është ende provizor dhe pritet të përkeqësohet, siç thekson edhe Mbrojtja Civile, shkon aktualisht në 23 të vdekur, mes të cilëve edhe makinisti, si dhe 50 të plagosur, mes të cilëve 18 në gjendje të rëndë, ndërsa mjetet e zjarrfikëses po punojnë ende për të nxjerrë pasagjerët nga vagonët e shkatërruar.