Me një kapele në kokë, bluzë të zezë dhe pantallona të bardha, gruaja tenton të vjedh si  me lezet një palë syze në Durrës. Duke përfituar nga vapa, ajo afrohet qetë-qetë dhe pasi zgjedh syzet që dëshiron, heq syzet e saj dhe vendos ata te “preferuarat”.

Para se të largohet hedh edhe një vështrim për herë të fundit rreth e rrotull si për t’u siguruar se askush nuk po e shikonte.

Pronarja e dyqanit shprehet se nuk e bëri denoncimin sepse një palë syze janë, por veprimi i saj e çuditi.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fmenyre-e-re-vjedhje-ne-durres-ja-si-i-merr-syzet-gruaja-me-kapele%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.google.al%2F&cb=db643df317“Kjo femër vjedh syzet, videoja është bere pardje ne oren 2 te drekes. Nuk e denoncuam se nje pal syze jane, sdo bej denoncim per nja pal syze, me shume qeshem me gjestin”,- thotë ajo për Jetaoshqef.

Pronarët e dyqaneve të syzeve duhet të bëjnë kujdes, kjo mënyrë vjedhjeje po përhapet kudo.