Kryetarja e FRESSH-it në Shkodër, Xheni Halili u ka dalë në mbështetje disa akuzave që bëri një ditë më parë deputeti Vladimir Kosta. Ajo thotë se ministri Ahmetaj është një palaço.

“Palaçoja i PS e shumë të tjerë si ai. Unë besoj se Partia Socialiste për të cilën iu bashkova BETEJËS, kam ecur me kokën lart, sepse i kam ditur kufijtë e mi, dhe aq sa kam premtu kam ba (kam dëshmitarë kur kam premtu) do LUFTOJ shumë për të, se kur them ia dalim dhe fitojmë.

Ne ia dalim dhe fitojmë, por n.q.s Ahmetaj e disa palaço si ai janë prapë në 2017, fjalë burrneshash: UNË, Xheni Haliliu, HEQ DORË! UNË TËRHIQEM! S’ASHT KY IDEALI JEM, S’ASH KJO PARTIA JEME!” – e mbyll kryetarja e FRESSH në Shkodër.