Aleanca Kundër Importit të Plehrave shprehu shqetësimin se drafti i propozuar nga 3 deputetë të Partisë Socialiste për lejimin e importit të mbejteve është futur në rend dite në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion për ta miratuar atë pa vëmendjen që meriton kjo çështje.

Sipas tyre, në ditën kur Parlamenti do të diskutojë një sërë ligjesh, përfshirë amendimet e Kushtetutës, do të shqyrtohet edhe ky draft. Projektligji, sipas tyre, përbën të njëjtin rrezik si ai i shfuqizuar në 2013 dhe argumenti se sot ka mekanizma më të fuqishëm kontrolli nuk qëndron. 

Shoqëria civile i kërkoi Parlamentit që të ndërpresë menjëherë diskutimet për këtë draft, i cili sipas tyre do ta shndërrojë Shqipërinë në një kosh mbeturinash. 

“Kuvendi i Shqipërisë të ndërpresë menjëherë diskutimet për projektligjin e propozuar dhe ta heqë atë nga rendi i ditës, për votim më 21 korrik 2016. AKIP bën gjithashtu të ditur se në rast se Kuvendi i Shqipërisë guxon të vazhdojë me procedurat për miratimin e të miratojë në mënyrë tinëzare lejimin e plehrave, veç rinisjes së protestave popullore do të kërkojë riaktivizimin e procedurave për ndalimin e importit të plehrave me referendum”, deklaroi kreu i AKIP, Lavdosh Ferrunaj.

Për këtë AKIP ka hapur edhe një peticion online, ku fton qytetarët që ta nënshkruajnë. 

 

DEKLARATA

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fimporti-i-mbetjeve-reagon-akip-e-kundershtojme-kemi-hapur-peticion%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=186c4b9c66

Aleanca Kundër Importit të Plehrave, një grupim qytetarësh që kundërshtojnë importin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë, shprehet e neveritur nga përpjekjet e vazhdueshme të një pjese të politikës shqiptare për të thyer ndalimin e importit të mbetjeve, i cili u realizua me ligj në vitin 2013 pas një beteje shumëvjeçare të shoqërisë civile.

Së fundmi, AKIP ka mësuar se në axhendën e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë është trafikuar një propozim i tre deputetëve të së majtës që synon të kundërshtojë vullnetin e popullit dhe të lejojë rikthimin e ligjit qe i hapte dyert importit të mbetjeve, bazuar vetëm ne ambicie për fitime më të mëdha të disa njerëzve qe numërohen me gishtat e dorës dhe të një  indulgjence politike dukshëm korruptive, në dëm të një ndotje të pakthyeshme në mjedisin e vendit. në aludime dhe pretendime që rezultojnë të gënjeshtërta.

Propozimi i projektligjit më 30 qershor dhe vendosja e tij në kalendar për t’u shqyrtuar në seancën plenare të Kuvendit më 21 korrik 2016, datë kur në kuvend do të diskutohen edhe një mori ligjesh të tjera, përfshirë amendimi i Kushtetutës për Reformën në Drejtësi tregon se ka një synim të qartë për ta kaluar tinëz ndryshimin që legalizon përsëri lejimin e importit te plehrave Projektligji i propozuar shkon kundër vullnetit të shqiptarëve, i shprehur me mbi 64 mijë firma për referendumin kundër importit të plehrave, referendum që nuk u zhvillua për shkak se maxhoranca aktuale, ku bëjnë pjesë edhe tre deputetët propozues të këtij projektligji, e ndaloi importin e plehrave, pasi pat qenë dhe mbështetëse e lëvizjes qytetare  më 2013, për të ndaluar importin e plehrave.

Propozimi aktual nuk ndryshon aspak nga propozimet e të shkuarës dhe rrezikon ta kthejë Shqipërinë një kosh plehrash të Europës. Shqiptarët kanë firmosur se nuk duan të shkojnë në Europë nëpërmjet përpunimit të plehrave të Europës.

Argumenti se Shqipëria sot paska Inspektoriat Mjedisi dhe që kjo mjafton për t’u siguruar se nuk do të ketë import të paligjshëm mbetjesh është në sytë e Shqiptarëve qesharake. Çdo gjoja agrumet i risjell tani është debatuar gjatë në vitet 2012-2013 deri sa u vendos në të gjitha hallkat e shtetit kryerja e referendumit.

Nëse maxhoranca dhe politika Shqiptare mendon se është bere gabim duke ndaluar importin e plehrave me ligj dhe se importi i plehrave sjell zhvillim të vendit, rrit PBB, rrit punësimin, pastron mjedisin e vendit mund ta “korrigjoj gabimin” me referendumin e kërkuar dhe aprovuar nga 64 mije firmetar.

Për sa më sipër, Aleanca Kundër Importit të Plehrave, kërkon: Kuvendi i Shqipërisë të ndërpresë menjëherë diskutimet për projektligjin e propozuar dhe ta heq atë nga rendi i ditës për votim më dt 21 korrik 2016.

AKIP bën gjithashtu të ditur se në rast se Kuvendi i Shqipërisë guxon të vazhdoj me procedurat për miratimin e të miratojë në mënyrë tinëzare lejimin e importit të plehrave, veç rinisjes se protestave popullore do të kërkojë riaktivizimin e procedurave për ndalimin e importit të plehrave me referendum.